Vetëvendosje gjobitet me 6 mijë euro nga PZAP për shkelje gjatë fushatës zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesat e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe ka gjobitur subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 6,000 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit të datës 25.12.2025, PZAP ka shqiptuar gjobën ndaj LVV-së për shkak të përdorimit të burimeve publike për qëllime elektorale nga kandidatët e saj për deputetë.

Vendimi vjen pas shqyrtimit të ankesave të LDK-së me numra ZP.Anr.41/2025, ZP.Anr.43/2025 dhe ZP.Anr.45/2025.

Në arsyetim thuhet se kandidatja Arbëre Nagavci ka shfrytëzuar zyrën e saj si ministre në detyrë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për fushatë zgjedhore, ndërsa kandidati Hysen Durmishi ka përdorur pronën publike në rastin e një aktiviteti në Mitrovicë për përfitim elektoral.

PZAP ka konstatuar se këto veprime përbëjnë shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përkatësisht nenit 36, paragrafi 1, si dhe dispozitave të Rregullores Zgjedhore Nr.07/2024 që rregullojnë fushatën zgjedhore, monitorimin dhe deklarimin financiar.

VV-ja vobligohet që gjobën prej 6,000 eurosh ta paguajë brenda 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi./Telegrafi

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika