Sulm me thikë në metronë e Parisit: Tre gra plagosen, arrestohet i dyshuari

Një burrë ka sulmuar me thikë tre gra në tre stacione të ndryshme të metrosë së Parisit të premten pasdite, ndërsa i dyshuari është arrestuar pak më vonë, kanë njoftuar autoritetet franceze.

Sipas prokurorisë, sulmet ndodhën rreth orës 16:00 në linjën 3 të metrosë, fillimisht në stacionin République, më pas në Arts et Métiers dhe së fundi në Opéra, shkruan Euronews, transmeton Dukagjini.

Të treja viktimat u trajtuan nga ekipet mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari u identifikua dhe u lokalizua përmes pamjeve të kamerave të sigurisë (CCTV) dhe të dhënave të gjeolokacionit nga telefoni i tij mobil, pas çka u arrestua në rajonin e Parisit.

Operatori i transportit publik të Parisit, RATP, bëri të ditur se zjarrfikësit dhe policia ndërhynë menjëherë, ndërsa ekipet e sigurisë u dislokuan për të forcuar masat e sigurisë në linjën e metrosë ku ndodhën sulmet. Hetimet për motivet e sulmit janë duke vazhduar.

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika