Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një përleshjeje mes disa personave në Duhël të Suharekës.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor teksa i dyshuari është arrestuar nga Policia.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
“Sot, më datë 27.12.2025, rreth orës 11:40, është raportuar për një përleshje mes disa personave, e cila ka eskaluar me plagosjen e një personi me armë zjarri. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës”, tha Bytyqi për Dukagjinin.
Mes tjerash, ai u shpreh se njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore.