Votimi i diasporës në Amerikën e Veriut: KQZ tregon kur përfundojnë proceset në SHBA dhe Kanada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve) ka njoftuar përmes një komunikate për media se sot po zhvillohet procesi i votimit në 29 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës.

Sipas KQZ-së, të drejtën e votës e kanë ushtruar shtetas të Kosovës të regjistruar në 16 ambasada dhe 13 konsullata, gjithsej 19 mijë e 187 votues.

Po ashtu, KQZ ka publikuar detaje lidhur me orarin e mbylljes së të gjitha qendrave të votimit, i cili ndryshon në varësi të zonave kohore ku ndodhen përfaqësitë diplomatike.

Njoftimi i plotë:

Pas një procesi përgatitor prej disa javësh, sot, në 29 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është duke u mundësuar votimit për shtetasit e vendit tonë.

Gjatë ditës së sotme, 19,187 shtetasit e Kosovës që u regjistruan paraprakisht për të votuar fizikisht në ndonjërën nga 16 ambasadat dhe 13 konsullatat e Republikës së Kosovës, kanë të drejtë të votojnë.

Në orën 17:00, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në konsullatën e Stambollit, ndërkaq, në orën 19:00 qendrat e votimit do të mbyllen në shtetet tjera, si: Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Kroaci, Holandë, Republikë Çeke dhe Hungari.

Në orën 20:00 votimi do të përfundojë në ambasadën e Kosovës në Londër, ndërkaq në orën 01:00 të ditës tjetër, gjithnjë sipas kohës lokale në vendin tonë, procesi i votimit do të përfundojë në 4 përfaqësitë diplomatike në ShBA dhe Kanada.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika