Bedri Hamza në përmbylljen e fushatës: Nesër vendoset fati i Kosovës

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka nisur fjalimin e tij në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të PDK-së.

“Është kënaqësi që sonte po takohemi edhe një herë. Që po bëhemi bashkë edhe një herë, në fund të kësaj fushate të mrekullueshme. Të kësaj fushate plot entuziazëm dhe energji. Të kësaj fushate plot ide për zhvillim, për punë e angazhim, për të bërë Kosovën vend më të mirë. Një Kosovë çfare e meritojmë të gjithë ne. Sonte nuk jemi mbledhur vetëm për ta përmbyllur fushatën tonë, por edhe për ta hapur një kapitull të ri për Kosovën. Një kapitull të unitetit. Një kapitull të zhvillimit dhe të dinjitetit. Një kapitull ku secili qytetar ndihet i respektuar, i përfaqësuar dhe i sigurt për të ardhmen”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se janë bashkë për tu pajtuar me një vendim të përbashkët për të ardhmen e Kosovës.

“Për një vendim që nuk merret në këtë skenë. Por, merret të dielën. Një vendim që merret nga ju, kur të dilni dhe të votoni për numrin 130. Një vendim për një qeveri që i dëgjon qytetarët dhe punon për ta”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika