Hamza: Atmosfera para votimit është pozitive, qytetarët të interesuar për pjesëmarrje në zgjedhje

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe njëherit kandidat i këtij subjekti politik për kryeministër, në Debat Plus në RTV Dukagjini, rreth shtatë orë para fillimit të procesit të votimit, ka thënë se atmosfera është pozitive dhe me energji pozitive.

“Atmosfera është pozitive, me energji pozitive. Njerëzit janë të interesuar të marrin pjesë në zgjedhje, të votojnë normalisht sipas bindjes dhe vullnetit të tyre”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka shtuar se mënyra e zhvillimit të fushatës po ndryshon, duke theksuar se po kalohet nga fushatat me tubime të mëdha drejt një qasjeje tjetër.

“Mënyra e fushatës po ndryshon. Po kalohet nga ajo koha e fushatave me tubime të mëdha. Tubimet sigurisht do të jenë edhe në të ardhmen, por më të vogla. Mirëpo, fushata po zhvendoset në fushatën dixhitale, në media, në mjetet e shkruara dhe elektronike. Besoj që ka qenë dinamike dhe me energji të plotë, por ajo që e ka karakterizuar dhe e vlerësoj është se gjuha gjatë fushatës ka qenë më e moderuar”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika