Voton Bedri Hamza, fton qytetarët të votojnë sipas bindjes së lirë

Bedri Hamza, kandidat i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, ka ushtruar të drejtën e votës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë në mënyrë të lirë dhe demokratike.

Pas votimit, Hamza tha se bashkë me familjen e tij ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar dhe uroi që dita e zgjedhjeve të kalojë qetë.

“Bashkë me familjen e shfrytëzuam të drejtën për të votuar. Ftoj qytetarët të votojnë sipas bindjes së lirë dhe vullnetit të tyre. Shpresoj të jetë ditë e qetë dhe e mirë, ku qytetarët votojnë në mënyrë demokratike. Pres që gjithçka të shkojë mbarë. Deri tani nuk kam ndonjë informacion për probleme”, tha Hamza.

Ai u ndal edhe te çështja e furnizimit me energji elektrike, duke theksuar se çdo telashe eventuale do të ishin shqetësuese, por pa paragjykuar situatën.

“Nuk është mirë të ketë telashe me rrymën, mund të jetë shqetësuese, por nuk dua të paragjykoj”, u shpreh Hamza.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika