Kraki: Rezultati i VV-së është fort i kënaqshëm, drejt 50%

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, duke e cilësuar situatën si një konfirmim të besimit të qytetarëve ndaj VV-së dhe duke parashikuar një përfundim pozitiv pas përfshirjes së votave nga diaspora dhe votave me postë.

“Ne jemi nis për 50 për qind. Dhe duhet sipas logjikës, sipas mendjes së shëndoshë dhe analiza objektive ë i kam bërë, më ka dal gjithmonë që njerëzit do të shprehin vullnetin mes 48 dhe 51 diku. Ky rezultat është fort i kënaqshëm. Dëshmon në fakt, faji nuk është shpërnda siç është menduar nga disa këtu, faji për bllokadën, mosvotimin e buxhetit, mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Është një far verifikimi. Unë i jap shumë rëndi vullnetit të njerëzve kur shprehet lirshëm… ky rezultat do të rikalibrohet kur të vijnë votat e 15 mijë votave nëpër ambasada e konsullata dhe diku 55 mijë vota me postë. Do të kalohet 50 përqindëshi”, ka thënë Kraki.

Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, nga 2,522 vendvotime të përpunuara nga gjithsej 2,557 (98,63%), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49,47% të votave (429,572 vota). Pas VV-së renditet PDK me 21,08% (183,056 vota), LDK 13,63% (118,377 vota) dhe AAK 5,70% (49,533 vota).

Të fundit nga rubrika