Qytetarët festojnë me Kurtin në shesh, thotë se do t’i mbajë premtimet e fushatës

Për disa orë simpatizantët e Vetëvendosjen qëndruan nëpër rrugë e sheshe të kryeqytetit, pas fitorjes në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Të njëjtit kërkuan realizim të premtimeve të dhëna, e Kurti tha se kjo është fitore historike

Kur minutat po i afroheshin orës 19:00 dhe mbylljes së qendrave të votimit, selia qendrore e Vetëvendosje, ishte destinacioni i udhëheqësve të kësaj partie, e simpatizantëve të tyre.

I pari që arrin, është kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti. Pas tij edhe disa nga ministrat në detyrë që ishin pjesë e kabinetit qeveritar.

Teksa ata qëndronin brenda, rruga pranë selisë së VV-së u bllokua e u bë e pakalueshme për veturat, nga festa e simpatizantëve.

Pa dyshim që kënga e ish-deputetes Edona Llalloshi kushtuar Kurtit nuk mungonte në këtë festë.

Kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet preliminare, nga selia e Vetëvendosjes, kandidati për mandatin e tretë qeverisës, Albin Kurti, iu drejtua qytetarëve si fitues i zgjedhjeve.

Nga selia, festa e Vetëvendosjes u zhvendos në sheshin Zahir Pajaziti në kryeqytet. Edhe aty Kurti iu drejtua qytetarëve, duke iu premtuar se do t’i përmbushin të gjitha zotimet e tyre.

Zotimet tona të reja të cilat do ti përmbushim të gjitha një nga nje sepse duam të u shërbejmë juve me krejt cka dim dhe mundemi ju jeni kuptimi i pozitave dhe funksioneve tona…”, ka thënë Albin Kurti – Kryetar i LVV-së.

Aty foli edhe Glauk Konjufca, nënkryetar i Vetëvendosjes.

Ata që e luftojnë Serbinë ata që e zhvillojnë ekonominë, ata që e mundësojnë sigurinë e ata që e sjellin begatinë kërkush s’mundet me i blloku…’‘, ka thënë Glauk Konjufca.

Qytetarët, që festuan për disa orë, thanë se presin që çdo premtim i dhënë në fushatë të realizohet.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marr mbi 431 mijë vota, ose 49,30%.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika