Lëvizja Vetëvendosje fituese e zgjedhjeve me gati 50% të votave

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mund ta sjellin fitoren më të thellë në historinë e pasluftës për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila me mbi 431 mijë vota, është vetëm 4 mijë vota larg rekordit që e kishte shënuar në zgjedhjet e vitit 2021. Sipas rezultateve preliminare, PDK e ka humbur 1 deputet, LDK 5 deputet, AAK do t’i ketë 6 deputetë, e NISMA nuk e kaloi pragun, me vetëm 1,71% të votave, mbeti jashtë Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje me Albin Kurtin si kryetar i saj e kandidat për kryeministër është shumë afër fitores absolute në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në garën për Kuvend e qeverisje të shtetit.

Me gati 100% të votave të numëruara, rezultatet preliminare Lëvizjes Vetëvendosje ia japin 49.30% të votave, mbi 431 mijë vota.

Nga 48 deputetë sa kishte në legjislaturën e kaluar, Vetëvendosja ka shtuar 8 deputetë, dhe aktualisht i ka të siguruara 56 mandate.

Ftoj që tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend…”, ka thënë – Albin Kurti – Kandidat për kryeministër.

Krahasuar me zgjedhjet e kaluara partia e fituese ka gati 35 mijë vota më shumë, dhe është vetëm 7 mijë vota larg rekordit historik që nga paslufta, të shënuar po nga VV-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, kur kishte grumbulluar mbi 438 mijë vota.

Partia Demokratike e Kosovës i ka humbur mbi 12 mijë e 500 votues në këto zgjedhje, por vetëm një deputet më pak në Kuvend, me 21% të votave, me mbi 183 mijë votues do t’i ketë 23 ulëse në Kuvend.

Rënien më të madhe në këto zgjedhje e ka pësuar Lidhja Demokratike e Kosovës, me mbi 52 mijë e 500 votues më pak, nga mbi 171 mijë vota në zgjedhjet e kaluara ka rënë në pak mbi 118 mijë votues, nga 20 deputetë sa kishin tash do t’i kenë 15 deputetë.

LDK ka nevojë për unitet, do të diskutohet edhe dorëheqja…”, ka thënë – Lumir Abdixhiku – Kandidat për kryeministër.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6 deputetë me gati 50 mijë vota i afrohet 5.7%, duke i shtuar 9 mijë e 760 vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Aleanca e gatshme që të bashkëpunojë me LDK-në dhe PDK-në për formimin e qeverisë…”, ka thënë – Ramush Haradianaj – Kandidat për kryeministër.

Ish-partneri i Haradinajt, Fatmir Limaj, me NISMA-n Socialdemokrate arriti të marr vetëm 1,71%, që është larg pragut prej 5%, duke mbetur jashtë Kuvendit, për mandatin e ardhshëm.

Përpos ndryshimeve që mund të pësojnë rezultatet gjatë numërimit e verifikimit të votave, në rezultat nuk janë përfshirë rreth 70 mijë vota nga diaspora, afër 10 mijë vota me kusht dhe rreth 3 mijë votat e personave me nevoja të veçanta.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika