Sadri Ramabaja në Debat Plus ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar pasi që kishte targetuar tre grupe qytetarësh.
“Tri grupe që i ka prekur fuqishëm, i ka trajtuar në mënyrën relativisht më të mirë të mundshme sipas programit socialdemokrat, janë: grupi i pensionistëve; pastaj është një numër i madh, mbi 200 mijë, i lehonave; dhe shtesat që janë për herë të parë në Qeverinë Kurti II për fëmijë,” ka thënë ai.
“Këto përfshijnë një numër relativisht të madh të qytetarëve për të cilët, që është e vërteta, qeveritë e tjera s’janë lodhur fort,” ka thënë analisti Ramabaja në Debat Plus.