Limaj: Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën, rruga jonë vazhdon

Pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar duke thënë se subjekti që ai drejton nuk ka arsye të ndihet i mposhtur, pavarësisht se nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka falënderuar mbështetësit e Nismës për çdo votë dhe përkrahje, duke vlerësuar rrugën e ndjekur si të drejtë, ndonëse jo të lehtë.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, miq, përkrahës dhe bashkëudhëtarë të kësaj rruge,

Në këtë fundvit, ju falënderoj nga zemra për çdo votë, për çdo mbështetje dhe për çdo rreshtim të ndershëm në këtë rrugë që e bëmë bashkë.

Kjo nuk ka qenë një rrugë e lehtë.
Por ka qenë e drejtë.
Dhe ajo që ka më shumë vlerë se çdo rezultat është fakti se kemi qëndruar drejt, me kokën lart dhe me besim në atë që përfaqësojmë.

Kjo garë u zhvillua në rrethana të veçanta dhe me një mobilizim të jashtëzakonshëm.
Por përtej çdo shifre, ajo që mbetet është mbështetja juaj dhe bindja jonë se kjo rrugë ka kuptim dhe vazhdimësi.

Teksa mbyllim një vit të vështirë dhe hyjmë në një vit të ri, dua ta them qartë: viti që vjen na pret me punë, me organizim dhe me përgjegjësi edhe më të madhe.
Na pret me përkushtim dhe me ecje të sigurt drejt qëllimeve tona.

Ne mbetemi të bindur se Kosova ecën përpara vetëm me bashkim, me pjekuri dhe me një vizion të qartë për të ardhmen.

Prandaj, nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën.
Çdo votë është amanet.
Çdo përkrahës është forcë.

Kjo është një etapë që na obligon të jemi edhe më të përgatitur.
Ajo që kemi ndërtuar deri këtu nuk ndalet, por forcohet”, ka shkruar Limaj.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika