Izraeli heq licencat e 37 OJQ-ve, BE-ja alarmon për pasojat në Gaza

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se vendimi i Izraelit për t’ua hequr licencat 37 organizatave ndërkombëtare jofitimprurëse që veprojnë në Gaza dhe Bregun Perëndimor do të pengojë seriozisht dërgimin e ndihmës jetike për popullsinë e Gazës.

Shefja e ndihmës humanitare të BE-së, Hadja Lahbib, ka deklaruar se ligji izraelit për regjistrimin e organizatave joqeveritare nuk mund të zbatohet në formën aktuale.

Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se e drejta ndërkombëtare humanitare është e qartë dhe nuk lë hapësirë për interpretime: ndihma duhet të arrijë tek ata që kanë nevojë.

Sipas autoriteteve izraelite, organizatat kishin afat deri më 31 dhjetor për t’u regjistruar sipas kornizës së re ligjore, e cila, sipas Izraelit, synon të parandalojë veprimtarinë e aktorëve armiqësorë apo mbështetësve të terrorizmit në territoret palestineze, e jo të pengojë ndihmën humanitare.

Ministria e Diasporës së Izraelit ka njoftuar se organizatat që kanë refuzuar të dorëzojnë listën e punonjësve palestinezë për verifikim të lidhjeve të mundshme me terrorizmin, janë informuar se licencat e tyre do të shfuqizohen nga 1 janari, me obligim për ndërprerjen e plotë të aktiviteteve deri më 1 mars.

Organizatat humanitare kanë paralajmëruar se këto masa do të kenë ndikim të madh në shpërndarjen e ndihmës në Gaza.

Ndërkohë, Ministria izraelite e Mbrojtjes ka deklaruar se skadimi i licencave nuk do të ndikojë në ofrimin e ndihmës për Gazën.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika