Rreth 40 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në një bar në resortin e skive Crans-Montana në Zvicër, njoftoi Ministria e Jashtme e Italisë, duke iu referuar informacioneve nga policia zvicerane.
Në një deklaratë, ministria bëri të ditur se viktimat nuk mund të identifikoheshin menjëherë për shkak të djegieve të rënda të pësuara, shkruan AP, transmeton Dukagjini.
Komandanti i policisë zvicerane, Frédéric Gisler, tha gjatë një konference për media të enjten se viktimat ka të ngjarë të jenë të kombësive të ndryshme.
Autoritetet zvicerane nuk dhanë një shifër të saktë të të vdekurve gjatë konferencës, duke theksuar se ishte ende “shumë herët” për të konfirmuar numrin përfundimtar të viktimave.