Serbi: 11 persona të vdekur dhe 1 mijë e 915 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Serbisë, kanë njoftuar se kanë kryer 15 mijë e 657 testime.

Si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 1 mijë e 915 raste të reja.

Aktualisht, në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 699 pacientë të infektuar, 42 prej tyre po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të numrit të të infektuarëve, situata epidemike në vend mbetet ende e pafavorshme.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë konfirmuar 1 milion e 976 mijë e 567 raste të infektimit, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 mijë e 799 persona.

Shkalla e vdekshmërisë në Serbi mbetet 0.80 përqind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 31 mars 2022, në vend janë testuar gjithsej 9 milionë e 189 mijë e 697 persona.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika