Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri, njëherësh edhe bashkëpunëtore e ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci, u ka shprehur ngushëllime familjes Daci dhe të gjithë atyre që e njohën.
Gaxherri, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se Daci do ta mbahet mend gjithmonë si prind, shkenctarë e politikanë i mirë.
“Sot secili prej nesh ka reflektuar mbi veprën punën dhe jetën e akademik Dacit dhe në një epokë të vështirë dha kontributin duke mbetur si kolos i kombit dhe nënshkrues i pavarësisë së Kosovës. Daci do të kujtohet gjithmonë për atë që tërë jetën ia përkushtoi dijes dhe atdheut dhe mendoj që akademik Daci ka kryer misionin e tij në këtë botë si prind, shkencëtar, politikan i mirë dhe natyrisht se historia do ta vlerësojë maksimalisht”, u shpreh Gaxherri.