Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, së bashku me partinë boshnjake SDA dhe Lëvizjen e qytetarëve të lirë (PSG) e cila është themeluar dhe udhëhiqet nga serbë që e pranojnë Pavarësisë e Kosovës, Kuvendit të Serbisë i kanë propozuar që ta shfuqizojnë ligjin, në mënyrë që të mbyllet Qendrës Humanitare Serbo-Ruse në qytetin e Nishit.
Arsyet e kësaj kërkesa janë ato që dihen botërisht, dhe për të cilat kanë alarmuar vazhdimisht nga Institutin për Studime të Luftës Hibride Octopus.
“Përveç të tjerash nga inteligjenca perëndimore është tërhequr vërejtja vazhdimisht se aty është duke funksionuar si një qendër e inteligjencës ruse, FSB-së dhe është në funksion të saj dhe është si një lloj porte e cila e destabilizon apo e ka për detyrë edhe spiunimin e Ballkanit dhe më gjerë deri në Europë. Dhe deri më tani argumentet kanë dërguar deri te ajo se për shkak që nga ajo pjesë janë parë vazhdimisht persona të cilët kanë migruar në Serbi dhe migrimi i tyre ka qenë i çuditshëm edhe lëvizjet e tyre dhe bashkëpunimi i tyre me këtë zyrë ka qenë vazhdimisht i dyshimtë”, tha Gurakuç Kuçi nga Instituti “Octopus”.
Qendra ruse ndodhet në njërin prej pozicioneve më strategjike në Ballkan, në Nish, aty ku kalon edhe korridori 10.
“Argumentet e deritanishme tregojnë që funksionalizimi i zyrës është bërë edhe më i madh pas vitit 2022 kur inteligjenca e Rusisë bashkë me inteligjencës e Serbisë e nënshkruan një marrëveshje për luftimin e revolucioneve shumëngjyrëshe dhe në këtë formë ajo e ka marr edhe komplet funksionimin e saj ndërsa lufta në Ukrainë i ka dhënë një kahje më të madhe për shkak se ne e dimë që në Serbi ka funksionuar dhe funksionojnë edhe grupe mercenare të cilat rekrutojnë serb të ndryshëm për të u angazhuar në Ukrainë dhe të gjitha këto e kanë një epiqendër dhe në këtë rast është epiqendra e tyre në Nish”, u shpreh Kuçi.
Në vitin 2023 Komisioni Evropian përmes raportit vjetor kishte kërkuar i shpjegim nga Beogradi përmes për aktivitetet e Qendrës në Nish dhe për integrimin e saj në sistemin e menaxhimit të emergjencave.
