Rritet niveli i ujit në Durrës, 400 banorë të evakuuar

Situata në Durrës vijon të mbetet kritike për shkak të reshjeve të dendura të natës së kaluar, të cilat kanë përkeqësuar gjendjen e lagjeve dhe rrugëve kryesore të qytetit bregdetar.

Niveli i ujit në disa zona periferike ka arritur në shkallë të lartë, duke i bërë të pakalueshme disa rrugë.

Probleme të ngjashme raportohen edhe në dhjetëra lagje të ish-Kënetës dhe Porto Romanës, ku automjetet nuk mund të lëvizin.

Situata ka detyruar largimin e rreth 400 banorëve nga shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë mundur të sigurojnë qasje të sigurt drejt zonave të tjera. Megjithatë, disa banorë kanë vendosur të qëndrojnë në banesat dhe bizneset e tyre për të ruajtur orenditë dhe pronat e tyre, duke u ekspozuar ndaj rrezikut të vjedhjeve dhe grabitjeve.

Ndërkohë, temperaturat kanë pësuar një ulje të ndjeshme, duke shtuar ndjesinë e vështirësisë për banorët e prekur, ndërsa disa zona të qytetit përballen edhe me ndarje të energjisë elektrike. Shumë kabina elektrike janë përmbytur, veçanërisht ato të vendosura në bodrume pallatesh dhe ambiente të tjera.

Forcat e emergjencës janë në terren, por kapaciteti i tyre nuk mjafton për të asistuar të gjithë banorët në nevojë./tvklan

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika