Bytyçi: SHBA-të e konsiderojnë dialogun Kosovë–Serbi të përfunduar që në Vjenë

Profesori Enver Bytyçi ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qëndruar rastësisht jashtë dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se roli i tyre ka qenë i pranishëm, por i deleguar te autoritetet e Bashkimi Evropian, konkretisht në Bruksel.

Sipas Bytyçit, përgjegjësia dhe aktiviteti i dialogut janë bartur nga Brukseli dhe jo nga Uashingtoni, ndërsa një qëndrim i drejtpërdrejtë i SHBA-ve jashtë këtij procesi do të krijonte momentin që ato të shprehnin qartë pozicionin dhe interesat e tyre jetike në Kosovë. Kjo, sipas tij, do të çonte edhe në mënjanimin e një dialogu që për SHBA-të është i përfunduar prej kohësh, që nga bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës.

Duke folur për Euronews Albania, Bytyçi tha se SHBA-të besojnë se procesi i dialogut ka përfunduar në Vjenë, me përcaktimin e statusit të Kosovës, ku janë bërë lëshime të konsiderueshme kushtetuese për pozitën e minoritetit serb dhe minoriteteve të tjera. Ai theksoi se këto lëshime janë unike në kontekstin evropian dhe do të mbeten në fuqi, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk mund të ndryshohet pa shumicën prej dy të tretash të pakicave.

Sipas tij, qëndrimi amerikan është kundër çdo lëshimi shtesë përtej asaj që parasheh Kushtetuta e Kosovës, duke theksuar se mund të ketë rekomandime apo rregullime teknike, por pa cenuar sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të shtetit.

Bytyçi e cilësoi këtë qasje si një hap pozitiv dhe madhor për funksionimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës, ndërsa theksoi se sfida kryesore mbetet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shprehu bindjen se kjo do të ndodhë, duke vlerësuar se SHBA-të kanë përshpejtuar hapat për të vendosur autoritetin e tyre në vende që më herët kanë qenë satelite të Rusisë dhe Kinës.

Sipas profesorit, angazhimi amerikan në vende si Venezuela, Siria dhe Irani ka dërguar mesazhe të qarta për një riformatim të rendit botëror, në të cilin edhe Kosova zë një vend me interes strategjik për SHBA-të dhe pritet të jetë pjesë aktive e këtij rendi të ri ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika