Plagoset një person në Pejë, të dyshuarit në arrati

Një person ka mbetur i plagosur në rrugën “Adem Jashari” këtë të diel.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova bëri të ditur se i plagosuri fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Pejës, por për shkak të lëndimeve është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Mes tjerash, ai tha se personat e dyshuar për këtë rast janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, personi i plagosur është dërguar në emergjencën e Spitalit në Pejë, por për shkak të natyrës së lëndimeve dërgohet në QKUK,Prishtinë. Personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, tha Rugova.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika