Përmbytjet në Shqipëri, Rama: Do dëmshpërblehen gjithë të prekurit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në podcastin e tij “Flasim” ka folur për përmbytjet në Shqipëri.

Rama u shpreh se situatë aspak e mirë e motit ka qenë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin.

Sipas tij, falë edhe investimeve, qeveria shqiptare është e përgatitur dhe po i bën ballë përmbytjeve në mënyrë të suksesshme teksa premtoi dëmshpërblim për të prekurit nga moti i keq.

“Dua t’ju uroj të gjithëve, që viti 2026 të jetë viti më i mirë që keni pasur. Java ka qenë me reshje me borë. Përmbytje nuk ka pasur vetëm në Shqipëri, por në mbarë Ballkanin. Në Stamboll, situata ka qenë apokaliptike. Një masë e ftohtë nga arktiku është përplasur me një masë të butë nga Mesdheu, duke bërë që situata atmosferike të jetë problematike. Falë investimeve, ne jemi të përgatitur. Kemi bërë investime në strukturën e Emergjencave Civile, që kanë përherë e më shumë mjete. Jetojmë në një Shqipëri tjetër, sepse kjo vorbull do kishte shkaktuar më shumë përmbytje në kohë tjetër. Edhe faktori njerëzor ka peshën e vet, për mirë apo për keq. Hedhja në kanale e mbetjeve është një skenë, që nuk do i pëlqente askujt. Hedhja e shisheve si bajga e bën me bajga edhe flamurin kombëtar, që duhet të jetë i pastër, në rrugën drejt BE-së. Mos ta përdhosim emrin shqiptar dhe Shqipërinë. Ne do të dalim edhe me masa më të forta. Hedhja e mbetjeve në rrugë është kriminale. Ekipet tona të verifikimeve janë në terren”, tha Rama.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika