Këngëtarja e njohur turke Simge Sağın ka befasuar ndjekësit me një deklaratë të fortë identitare, gjatë një video-interviste të realizuar së bashku me gazetarin me origjinë nga Gostivari, Yusuf Emini.
Në një seri pyetjesh spontane, Simge me shumë krenari deklaron se është shqiptare, duke theksuar se origjina e saj është nga Peja, në Kosova.
Simge Sağın nuk është një emër i panjohur për publikun. Përkundrazi, ajo gëzon famë të jashtëzakonshme në Turqi, ndërsa projektet e saj muzikore kanë thyer kufijtë e tregut vendor. Këngët e saj në YouTube numërojnë miliona shikime, duke e renditur atë në mesin e artisteve më të dëgjuara të skenës turke.
