Xabi Alonso i është drejtuar tifozëve të Real Madridit përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, duke njoftuar largimin e tij dhe duke shprehur keqardhjen për mundësinë e humbur.
“Ky kapitull profesional ka mbaruar dhe nuk ka shkuar siç do të kishim dashur”, e nisi deklaratën Alonso.
“Të trajnoja Real Madridin ka qenë një nder dhe një përgjegjësi”. Ai falënderoi klubin, lojtarët dhe, mbi të gjitha, tifozët për besimin dhe mbështetjen. “Largohem me respekt, mirënjohje dhe krenari që e kam dhënë më të mirën time”.
Ai qëndroi vetëm tetë muaj në klub pas largimit nga Bayer Leverkusen, por rezultatet e dobëta që nga nëntori e detyruan largimin e tij të parakohshëm.