IKShPK: Uji nga Badoci nuk rekomandohet për pije

Liqeni i Badocit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se, për shkak të rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, ky ujë aktualisht nuk rekomandohet për pije.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar më 13 janar, IKShPK thekson se masa është parandaluese dhe ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik, derisa situata të normalizohet dhe të kryhen analizat e nevojshme laboratorike.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton qytetarët se, si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit ‘Badoc’, nuk rekomandohet për pije, deri në njoftimin e radhës.

IKSHPK në bashkëpunim me KRU “Prishtina” po e përcjellin nga afër situatën me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika