Fetoshi: Ofesiva e re e propagandës serbe me “incidentet ndëretnike”

Arben Fetoshi, drejtor i Instituti për Studime të Luftës Hibride 'Octopus' (Foto nga intervista në FIVE në RTV Dukagjini)

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, ka theksuar se Serbia po zhvillon një ofensivë propagande duke e kornizuar çdo incident si sulm etnik ndaj serbëve në Kosovë.

“Një ofensivë propagande e Serbisë që duhet të merret si alarm nga institucionet e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar, për shkak të prapavijës së rrezikshme të “viktimizimit”. Duke e kornizuar çdo incident si “valë të histerisë anti-serbe” në Kosovë, si sulm etnik nga shqiptarët dhe si dhunë të “falangave të Kurtit”, Serbia po përpiqet të “legjitimojë” ndërhyrjen e saj në Kosovë, pasi që “ndërkombëtarët po heshtin””, ka shkruar ai.

Sipas tij, kjo strategji synon të kriminalizojë Kosovën, të nxisë tensione etnike dhe të krijojë pretekst për ndërhyrje, ndërsa mediave u shpihen “burime dhe deklarata” në përputhje me këtë narrative.

“Ky agresivitet i koordinuar propagandistik i Serbisë duhet të trajtohet si kërcënim serioz, veçanërisht në kontekstin e “rrethimit ndërkombëtar” që ajo po përjeton kohët e fundit. Përveç synimit për “kriminalizimin” e Kosovës, Serbia po e përdor “viktimizimin” si instrument nxitës dhe si paravan për ndërhyrje”, ka shkruar tutje ai.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika