Real Madrid jashtë Kupës së Mbretit pas humbjes ndaj Albacetes

Albacete ka eliminuar Real Madridin nga Copa del Rey, pas një ndeshjeje dramatike që përfundoi 3-2 në favor të vendasve.

Albacete shënoi tre gola me Villar në minutën e 42, Betancor në minutën e 82 dhe goli vendimtar në minutën e 90+4. Golat për Realin i shënoi Mastantuono në minutën 45+3 dhe García në minutën 90+1.

Trajneri i ri i Real Madridit, Arbeloa, kishte vendosur të aktivizonte disa lojtarë nga Castilla dhe rezervat, por kjo nuk mjaftoi për të përballuar presionin e Albacetes.

Humbja vjen pas një serie ndeshjesh të vështira për Los Blancos në La Liga dhe Champions, duke rritur presionin mbi skuadrën dhe stafin teknik.

Ky rezultat do të konsiderohet një nga surprizat më të mëdha të sezonit në Kupën e Mbretit, ndërsa Albacete siguron një vend në 1/4 e finales, duke shkaktuar një zhgënjim të madh tek tifozët madrilenë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika