Kosova përkujton sot 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.
Qindra qytetarë kanë bërë homazhe në Reçak duke kujtuar të vrarët, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se Presidentja e vendit Vjosa Osmani bashkë me kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetari e Kuvendit, Dimal Basha, do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Sipas njoftimit të bërë nga Zyra e Kryeministri, bashkë ata do të bëjnë homazhe në ora 10:30.
“Krerët e shtetit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore në 27- vjetorin e Masakrës së Reçakut”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu këtë të enjte në të gjitha shkollat e vendit, ora e parë mësimore do t’i kushtohet 15 janarit, Masakrës së Reçakut.