Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se liria e Kosovës nuk është vendosur plotësisht, pasi ende nuk ka drejtësi për masakrat e kryera nga forcat serbe gjatë luftës.
Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak, me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Haradinaj tha se Reçaku ishte pika që ia ktheu vëmendjen botës, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës krimeve serbe në Kosovë.
Ai ka theksuar se është mirënjohës ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjitha brezave që luftuan për liri, duke theksuar se përkulja dhe respekti ndaj të rënëve për liri bëhet në Reçak, ashtu si në Prekaz dhe në çdo vend tjetër ku u sakrifikua për Kosovën.
Haradinaj ka thënë se ndonëse Kosova është e lirë, drejtësia për Reçakun dhe për shumë masakra të tjera ende mungon, ndërsa padrejtësisht vazhdojnë të gjykohen ish-udhëheqësit e UÇK-së, pa u ndëshkuar autorët e krimeve serbe në Kosovë.
“Në vendin e masakrës së Reçakut, masakër që e kthej vëmendjen e NATO-s të Amerikës për krimet serb ene Kosovë jemi mirënjohës UCK gjithë brezave që kanë luftuar për liri, përkulemi me respekt për jetë para të rënëve për liri këtu në Reçak ashtu siç përkulemi në Prekaz e kudo që kanë rënë të dashurit tanë për lirin e Kosovës dhe përgjithësisht mirënjohës NATO-s dhe Amerikës për ndihmën
E vërtet është se nuk është vendos liria, për masakrat, për Reçakun e për shumë tjera e po ashtu padrejtësisht vazhdojnë të gjykohen udhëheqësit e UÇK e nuk gjykohen ata që i kanë kryer krimet anembanë Kosovës”, ka deklaruar ai.