Të akuzuarit për keqpërodrim në KEK, Nagip Kransiqi dhe Isuf Zejna janë deklaruar të pafajshëm edhe në seancën e sotme. Seanca po vazhdon me fjalët hyrëse.
Ndërsa, prokurorja e rastit, Fikrije Zejnullahu tha se për shkak të mungesës së ndriçimit të mjaftueshëm në sallë, nuk mund ta lexojë fjalën hyrëse të shkruar, porse do ta paraqes në mënyrë gojore.
Më 19 prill 2023, Prokuroria Speciale ka kërkuar masën e arrestit për kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Sipas Prokurorisë, Krasniqi ishte arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.
Atij i ishte caktuar fillimisht paraburgimi për një muaj dhe më pas në shtator të 2023-ës ai u lirua nga masa e paraburgimit nga me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë./KP