Basha për viktimat e masakrave të Kosovës: Nuk do të ketë paqe e siguri në rajon pa u vënë drejtësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka teksa kujtoi të masakruarit në Reçak, tha se nuk mund të ketë paqe e as siguri në rajon, pa ndëshkimin e gjithë atyre që kryen krime në popullatën e pafajshme shqiptare.

Basha tha se 27 vjet më parë u shpërfaq fytyra barbare serbe,  për krimet që bëri në Kosovë, e për çka pati edhe një kritik për ndërkombëtarët, ndonëse fillimisht i falënderoi që ndihmuan që kjo masakër të bëjë jehonën në gjithë botën e të dihet qëllimi i regjimit serb.

Jemi këtu për të bërë homazhe dhe për të kujtuar 45 civilët e vrarë në formën më barbare nga një regjim po aq barbar më 1999-ën. Më 15 janar të atij viti, mediat u pushtuan nga lajmet për një tmerr që ndodhi pikërisht në këtë vend dhe njëkohësisht u shfaq një fytyrë barbare me tendenca gjenocidale të Serbisë ndaj një populli të pafajshëm shqiptar. Reçaku për ne mbetet plagë e hapur, sepse ende nuk ka drejtësi.

Bashkësia ndërkombëtare ka bërë një punë të mirë për intervenimin e saj, por jo edhe për sjelljen e autorëve para drejtësisë. Ne, si institucione, nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, sepse besojmë thellë se pa drejtësi për viktimat e Reçakut dhe gjithandej Kosovës do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të ketë paqe dhe siguri në rajon”, ka deklaruar Basha.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika