Rinumërohen 158 nga 914 vendvotime, njofton KQZ

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim të posaçëm.

Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i procesit të rinumërimit të martën, më 13 janar, në ora 18:00, e deri të enjten, më 15 janar 2026, në ora 16:00, janë rinumëruar gjithsej 158 nga 914 vendvotime të planifikuara për këtë proces.

Vendvotimet e rinumëruara deri tani u përkasin komunave të ndryshme të Kosovës, përfshirë: Deçanin (5), Gjakovën (15), Gllogocin (7), Gjilanin (13), Dragashin (57), Istogun (6), Kaçanikun (44), Klinën (5), Fushë Kosovën (3) dhe Mitrovicën e Jugut (3).

Rezultatet e rinumërimit publikohen në mënyrë transparente në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultatet zgjedhore, konkretisht në seksionin QNR > Rinumërim, ku të dhënat përditësohen pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim individual.

Sipas vendimit të KQZ-së, në dhjetë komuna do të rinumërohen 100 për qind e vendvotimeve. Këto komuna janë: Dragashi, Kaçaniku, Leposaviqi, Prizreni, Skënderaji, Shtimja, Ferizaji, Vushtrria, Mamushë dhe Ranillugu.

Ndërkohë, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen nga 10 për qind e vendvotimeve. Në këtë listë përfshihen: Deçani, Gjakova, Gllogoci, Gjilani, Istogu, Klina, Fushë Kosova, Kamenica, Mitrovica e Jugut, Lipjani, Novobërda, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Podujeva, Prishtina, Shtërpca, Suhareka, Vitia, Zubin Potoku, Zveçani, Malisheva, Juniku, Hani i Elezit, Graçanica, Parteshi, Kllokoti dhe Mitrovica e Veriut.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika