Detaje nga aksioni policor në Zubin Potok, dyshime për lojëra fati dhe skema piramidale

Policia e Kosovës ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion të gjerë në komunën e Zubin Potokut, i cili lidhet me dyshimet për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe skemave piramidale.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se operacioni policor është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme brenda kësaj komune.

Sipas Elshanit, në tri lokale në qytetin e Zubin Potokut po zhvilloheshin veprimtari të kundërligjshme, konkretisht organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

“Me datën 15.01.2026 njësia e hetimeve të stacionit policore Zubin Potok ne DRP Mitrovice Veri nga rrugët operative ka pranuar një informatë se ne tri lokale ne qytetin e Zubin Potokut janë duke u zhvilluar veprimtari te kundërligjshme konkretisht organizimi i skenave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm.

Njësia e hetimeve e stacionit policore Zubin Potok, me asistimin e njësive relevante te DRP Mitrovice Veri kemi bere bastisjen ne te tri lokalet. Ne te tri lokacionet janë hasur pajisje teknologjike te cilat mundësojmë zhvillimin e lojërave te fatit si dhe janë te dyshuar 5 (pesë) persona ku 3 (tre) prej tyre janë duke u intervistuar kurse 2 (dy) të tjerë nuk janë hasur aty por janë te njohur për policin, ndërsa janë intervistuar edhe 5 dëshmitarË. Është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar qe te inicioj tri raste “Organizimi i skenave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm” e sanksionuar me nenin 294 te KPRK-s”, ka njoftuar Elshani.

Foto nga vendi i ngjarjes:

Pamje nga vendi i ngjarjes

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika