Njohësi i zhvillimeve politike, Egzon Osmanaj, e vlerëson si hap pozitiv nisjen e zbatimit të Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet.
Megjithatë, Osmanaj në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se këto ligje do të duhej të nisnin shumë më herët, njofton Dukagjini.
Osmanaj, mes tjerash, u shpreh se Qeveria duhet të jetë në vazhdimësi në komunikim me ndërkombëtarët dhe komunitetet që prekin këto dy ligje.
“Do të duhej të fillonte qysh moti të zbatohej pasi janë vërejtur keqpërdorime në këtë kuptim si përdorime të mjeteve që kanë qenë të regjistruara në vende tjera dhe kanë qarkulluar në Kosovë pa asnjë sigurim. Mendoj se është një hap pozitiv dhe mendoj qe qeveria dhe institucionet ta zbatojnë këtë ligj në komunikim të plotë më partnerët ndërkombëtarë dhe komunitetet tona këtu”.
“Zbatimit të ligjit duhet ti paraprijë duhet të ketë një fushatë komunikimi që tregon më shumë për këtë ligj dhe zbatimin e tij në terren dhe të mos shihet si një ligj që të mos ketë keqkuptimi dhe të mos duket se ka për qëllim të jetë kundër apo pro ndonjë komuniteti”, u shpreh Osmanaj.
Osmanaj, mes tjerash, ka folur edhe për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re, po ashtu edhe për zgjedhjen e presidentit a presidentes – për të gjitha këto ai u shpreh se është detyrë e secilit deputetë që të marrë pjesë në themelimin e institucioneve shtetërore dhe se është obligim i tyre që të qëndrojnë në sallë gjatë votimit të presidentit a presidentës.
“Demokracia nuk vjen vetëm me të drejta por edhe me përgjegjësi – ata që kanë marrë përgjegjësi për të përfaqësuar elektoratin është detyra e parë që të sigurohen që vendi ka institucione. Çdo legjislacion e Kushtetutë në secilin vend të botës lë hapësira të tilla që mund të keqpërdorën. Sigurimi se Republika jonë ka institucione legjitime është detyra e secilit deputetë e secilit subjekt politik normalisht se mund të ketë mendime ndryshe – por kur të ketë themelim të institucioneve nuk duhet të ketë alternativë tjetër siç ka ndodhur në të kaluarën”, u shpreh Osmanaj.