Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të ketë mot kryesisht stabil me vranësira dhe intervale me diell.
Sipas IHMK-së të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell.
Temperaturat minimale -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 3-5 gradë Celsius.
Ndërkaq, edhe të dielën, bëhet e ditur se moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
“Temperaturat minimale -6 deri -3 gradë Celsius, kurse ato maksimale 1-4 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim.