Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante policore, por dhe falë bashkëpunimit me qytetarët dhe mediat, është gjetur personi i raportuar më herët si i humbur, Xhengiz Hyzeiri.
Siç bëhet e ditur nga njoftimi policor, i mituri është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, njofton Dukagjini.
Po ashtu bëhet e ditur se aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku po zhvillohen procedurat e nevojshme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
I zhdukur që nga 2 janari, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 17-vjeçarit në Gjilan