Ngacmim seksual dhe sulm ndaj bashkëshortes, arrestohet një burrë në Ferizaj

Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Ferizaj për ngacmim seksual ndaj një gruaje.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, viktima dyshohet se është detyruar në mënyrë sistematike, në vende, lokacione dhe momente të ndryshme kohore, të shikojë materiale audio-vizuale me përmbajtje pornografike në telefonin e të dyshuarit.

Sipas raportit të Policisë, ai dyshohet gjithashtu se ka sulmuar edhe bashkëshorten e tij.

Gjatë intervistimit, ai ka mohuar të gjitha pretendimet e viktimës.

“Ferizaj / 17.01.2026-23:00. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës f/k, të cilën dyshohet se sistematikisht, në vende-lokacione dhe momente të ndryshme kohore e ka detyruar që të shikoj materiale audio-vizuale me përmbajtje pornografike në telefonin e tij. I dyshuari po ashtu dyshohet se e ka sulmuar edhe bashkëshorten e tij femër kosovare. I dyshuari gjatë intervistimit ka mohuar pretendimet e viktimës, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika