Mesazhe politike nga Presidenca: A po i flet Osmani opinionit apo Kurtit?

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar një lloj parafushate në rrjetet e saj sociale, ku po promovon punën e saj pesëvjeçare.

Kjo vjen në një kohë kur në opinion po flitet se emri i saj mund të propozohet edhe për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë për KosovaPress se pozita e presidentes aktuale është e vështirë për shkak të ndryshimeve në kontekstin politik krahasuar me vitin 2021, kur ajo u zgjodh për herë të parë.

Sipas tij, çdo gjë do të varet nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, subjektit që i fitoi bindshëm zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kjo, për faktin se Osmani e Kurti nuk ishin gjithmonë në linjë të njëjtë karshi zhvillimeve në vend dhe atyre ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo parafushatë e presidentes, përveç presionit publik medial ndaj Kurtit, synon edhe krijimin e një arsyetimi në rast se ajo nuk rikandidohet, në mënyrë që të mbahet mend si lidere e suksesshme.

Ndërkohë, analisti tjetër politik, Dorajet Imeri, ka vlerësuar se komunikimi i Osmanit me publikun është i pritshëm, por nuk është vendimtar për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Për tepër, Imeri thotë se një pjesë e punëve që po prezanton Osmani në rrjete sociale nuk janë të saj.

Ai ka shtruar edhe pyetjen se pse presidentja Osmani nuk flet me LDK-në në vend të parafushatës, për të ofruar ofertën dhe qëndrimet e saj për të qenë e para e vendit, edhe për në mandat.

Presidentja Osmani ka disa ditë që po publikon video përmbledhëse të takimeve zyrtare gjatë mandatit pesëvjeçar të saj. Ajo ka publikuar fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përballë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Më pas edhe një video midis ushtrisë amerikane në akademinë e në Ëest Point, si edhe në Parlamentin Evropian, e poashtu edhe vizitën e presidentin e SHBA-së Donald Trump, në seli të NATO-s dhe plot vizita të tjera. Të gjitha këto, me mbishkrimin “Kur Kosova flet me dinjitet, bota dëgjon. Zëri i Kosovës po fuqizohet çdo ditë. Shpërndaje edhe ti, që ta dëgjojnë të gjithë”.

Osmani më 4 prill të vitit 2021, ishte zgjedhur për një mandat pesëvjeçar. Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit të ri duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Nëse deri më 5 mars nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh./KP

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika