Senegali triumfon në një finale dramatike të Kupës së Afrikës

Senegali ka fituar njërën prej finaleve më dramatike dhe kontroverse në historinë e Kupës së Afrikës në futboll.

Të dielën në Rabat, kombëtarja senegaleze mposhti Marokun me rezultat 1:0, në një finale që u vendos pas vazhdimeve.

Golin e fitores e realizoi Pape Gueye në minutën e katërt të vazhdimit të parë, duke i siguruar Senegalit titullin kontinental.

Fundi i kohës së rregullt ishte jashtëzakonisht tensionues. Fillimisht, një gol i Senegalit u anulua në rrethana të dyshimta. Më pas, në minutat shtesë, gjyqtari akordoi një penallti të diskutueshme për Marokun.

Në shenjë revolte ndaj vendimeve të arbitrimit, lojtarët e Senegalit, me kërkesë të trajnerit, e lëshuan përkohësisht fushën e lojës. Ata u rikthyen disa minuta më vonë, pas ndërhyrjes së yllit të skuadrës, Sadio Mane.

Përgjegjësinë për ta ekzekutuar penalltinë e mori Brahim Diaz, i cili tentoi me stilin “panenka”, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri i Senegalit.

Pas kësaj, ndeshja shkoi në vazhdime, ku Senegali arriti të shënojë golin vendimtar dhe të mbajë epërsinë deri në fund të 120 minutave.

Me këtë fitore, Senegali e ka fituar Kupën e Afrikës për herë të dytë në histori, pasi triumfoi për herë të parë në vitin 2021.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika