Real Sociedad i jep fund serisë prej 11 fitoresh radhazi Barcelonës

Seria mbresëlënëse prej 11 fitoresh radhazi e Barcelonës në La Liga ka marrë fund.

Skuadra e Hansi Flick u mposht me rezultat 2-1 nga Real Sociedad në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në “Anoeta”.

Vendasit kaluan në epërsi me golin e Mikel Oyarzabal, ndërsa Barcelona reagoi në pjesën e dytë duke barazuar shifrat me Marcus Rashford.

Megjithatë, gëzimi i katalanasve zgjati pak, pasi Gonçalo Guedes realizoi menjëherë golin e fitores për Sociedadin.

Pavarësisht humbjes, Barcelona mbetet në krye të La Ligës, por epërsia ndaj Real Madridit është ngushtuar në vetëm një pikë, duke e bërë garën për titull edhe më të tensionuar.

Nga ana tjetër, kjo fitore e rëndësishme e ngjit Real Sociedadin në vendin e tetë në tabelë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika