Dyshimet për manipulim të votave, Prokuroria e Shtetit nis grumbullimin e provave

Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet për dyshimet e manipulimit të votave, të evidentuara gjatë procesit të rinumërimit të disa qendrave votimi.

Sipas komunikatës për media, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, ka urdhëruar kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore që të grumbullojnë informacione dhe të sigurojnë prova për çdo shkelje ligjore të lidhur me procesin zgjedhor, në komunat ku rinumërimi ka përfunduar.

 “Pula ka kërkuar që edhe në komunat ku ende nuk ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave që menjëherë pas përfundimit të këtij procesi të fillohet nga prokuroritë përkatëse procesi i grumbullimit të provave të nevojshme. Prokurori i Shtetit do të mbetet i angazhuar për ta mbrojtur votën e lirë të qytetarëve, dhe do të hetoj çdo rast, për të cilin kanë dyshime është keqpërdorë – falsifikuar vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, thuhet në komunikatën për media.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka nisur më 13 janar rinumërimin e 914 vendvotimeve pas një raporti që identifikoi mospërputhje në votat e kandidatëve në rreth 2% të vendvotimeve.

KQZ-ja pritet të mblidhet pasditen e sotme për të diskutuar çështjen e rinumërimit.

Për shkak të këtyre mospërputhjeve, Prokuroria Themelore në Prizren autorizoi Policinë e Kosovës që të identifikojë personat përgjegjës për ndryshimet gjatë procesit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë.

Shija e redaktorit

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Të fundit nga rubrika