Keqpërdorim i detyrës zyrtare në lëshimin e lejeve për armë, katër të dyshuar arrestohen në Prishtinë

Katër persona janë arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti në rastin e lëshimit të lejeve për armë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, aksioni është zhvilluar sot, më 19 janar 2026 nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore.

Gjatë aksionit janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme, përfshirë dy shtëpi apo banesa private, një lokal afarist dhe një zyrë.

Policia bën të ditur se gjatë hetimeve, përmes aplikimit të masave të veçanta hetimore, janë siguruar dëshmi të mjaftueshme që dyshohet se dëshmojnë veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrje e ryshfetit në sektorin privat”.

Në këtë rast dyshohet se katër të arrestuarit – tre meshkuj dhe një grua, shtetas të Kosovës – kanë marrë ryshfet nga persona të ndryshëm, të cilët janë pajisur me certifikata për leje të armës pa prezencën e tyre fizike, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat në fuqi.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar përkohësisht shtatë telefona mobilë, si dhe dosje e dokumente relevante për rastin.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Dyshime për dallavere me leje armësh në MPB, disa persona të arrestuar

Shija e redaktorit

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Të fundit nga rubrika