MPB për arrestimet: Asnjë tolerancë për keqpërdorim detyre dhe veprime të paligjshme

Ministria e Punëve të Brendshme ka mirëpritur aksionin e përbashkët të Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, dy prej të cilëve zyrtarë të kësaj ministrie.

Sipas njoftimit të MPB-së, ndaj të arrestuarve ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”.

Ministria e Punëve të Brendshme ka theksuar se nuk do të tolerojë asnjë formë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo përfshirjes në veprimtari të paligjshme nga asnjë zyrtar i saj.

Sipas MPB-së, çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe standardet e integritetit institucional do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë.

Në komunikatë thuhet se MPB mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit në të gjitha nivelet institucionale, duke garantuar se askush nuk do të jetë mbi ligjin.

Po ashtu, ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet relevante për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika