Reduktimet e energjisë tregojnë “mafien energjetike” në Kosovë, thotë Gashi: Zotnit e rrymës në Ballkan janë serbët

Problemet e vazhdueshme në sektorin energjetik të Kosovës, sipas analistit Astrit Gashi, nuk janë rezultat i rrethanave të përkohshme, por pasojë e një strukture që ai e quan “mafia energjetike”.

Duke folur në Debat Plus, Gashi ka thënë se kjo gjendje është krijuar dhe mirëmbajtur me vite, me ndikim të drejtpërdrejtë edhe nga institucionet.

Sërish reduktime, KOSTT njoftoi se KESCO nominoi josaktë sasitë e energjisë

Sipas tij, problemet me balancimin e sistemit energjetik dhe reduktimet e fundit janë reflektim i ndikimeve të kësaj strukture që kontrollon tregun.

Gashi theksoi se qeveritë ndër vite kanë dështuar të ndërtojnë kapacitete të reja prodhuese, pasi interesat e grupeve të fuqishme në tregun e energjisë e kanë pamundësuar një gjë të tillë.

“Qeveria e Kosovës e ka forcuar, nuk e ka luftuar, e ka stimuluar mafinë energjetike, mafi energjetike shqiptarët nuk kanë ditur të marojnë pa Vuk Hamoviqin, as 2000-tën as 2025, s’mund ta mbajnë. Harrone atë punë. Se zotnit e tregimit të rrymës në Ballkan kanë qenë dhe janë serbët. Shqiptarët mund vetëm të punojnë me ta. Mafia energjetike është duke e bërë këtë punë. Nuk të lë me ndërtu termocentrale, mafia energjetike s’të le me u kry punimet qysh duhet… krejt këto janë pjesë e mafisë energjetike”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika