Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën moti do të jetë kryesisht i vranët në të gjithë territorin e vendit.
Në mëngjes priten ngrica dhe mjegull vende-vende.
Temperaturat minimale pritet të luhaten nga -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë 1 deri në 4 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 8 metra për sekondë.