I dyshuari për vrasjen e nënës në Dragash, Gjykata tregon historikun e dënimeve dhe masat psikiatrike

Gjykata Themelore në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka publikuar aktgjykimet e mëparshme ndaj Ferzidin Bozës, të dyshuarit nga fshati Restelicë i Dragashit, i cili në orët e para të ditës së sotme vrau nënën e tij.

Boza, i cili ka probleme mendore, ka pasur më parë tre dënime për dhunë në familje.

Në të gjitha rastet ai ishte dënuar me burgim me kusht, me paralajmërimin se dënimi do të kthehej në burgim efektiv nëse përsëriste veprën penale, çka, fatkeqësisht, ndodhi.

Në rastin e parë, më 15 korrik 2022, Boza u shpall fajtor për lëndim të lehtë trupor dhe iu shqiptua gjashtë muaj burgim me kusht, me periudhë verifikuese dyvjeçare. Ai gjithashtu iu nënshtrua trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri për dy vjet në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prizren, me obligim për raportime të rregullta mbi gjendjen e tij.

Rasti i dytë, i përfunduar më 22 gusht 2022, lidhej me dhunë në familje. Boza mori po ashtu gjashtë muaj burgim me kusht dhe trajtim psikiatrik të detyrueshëm në liri, me periudhë verifikuese njëvjeçare dhe raportime periodike për gjykatën.

Në rastin e tretë, më 17 tetor 2024, për lëndim të lehtë trupor, ai fillimisht u dënua me gjashtë muaj burgim, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim nga 30 qershori deri më 25 shtator 2024. Me pëlqimin e të akuzuarit dhe mbrojtjes, dënimi u zëvendësua me një gjobë prej 2,000 euro, nga e cila është zbritur pjesa që korrespondon me kohën e paraburgimit.

Gjykata ka njoftuar se për zbatimin e masave të shqiptuara janë informuar edhe institucionet përkatëse, përfshirë Shërbimin Sprovues dhe Qendrën për Punë Sociale, për të garantuar monitorimin e situatës dhe trajtimin psikiatrik të Bozës.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika