Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të enjten moti do të jetë kryesisht i vranët.
Në disa zona priten riga shiu, ndërsa në viset e larta mund të bien edhe fjolla bore.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -3 deri në -1°C, kurse maksimalet pritet të arrijnë 3 deri në 5°C. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-5 m/s.