Policia gjen municion dhe pajisje ushtarake në tri shtëpi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për armëmbajtje pa leje në fshatin Llozno të Leposaviqit, më 21 janar rreth orës 18:00.

Gjatë patrullimit në rrugë, zyrtarët policorë kanë hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë.

Pas kësaj, policia ka kryer kontroll në tri shtëpi të pabanuara, ku janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 80 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një rrethatore, dy gëzhoja, disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota barot për mbushje të fishekëve, 140 kapsula për fishekë, tri vegla pune si dhe disa gëzhoja të tjera.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika