Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 1,029 nga gjithsej 2,557 vendvotime.
Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i rinumërimit është përmbyllur plotësisht në 9 komuna.
Rinumërimi vazhdon sipas listës së vendvotimeve që KQZ-ja ka vendosur të rinumërohen.
Deri më tani, rinumërimi është përfunduar në komunat: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Viti dhe Zveçan.
