Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.
Ai është takuar me kryetarët e sapozgjedhur dhe ekipet e tyre, njofton Dukagjini.
Ambasa gjermane në njoftim bën të ditur se si me të gjitha komunat në Kosovë, edhe me ato veriore janë të gatshëm të shqyrtojmë së bashku ide për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se gjatë takimeve, është zhvilluar një shkëmbim i frytshëm mendimesh lidhur me sfidat aktuale, me të cilat përballen këto komuna, si dhe perspektivat dhe mundësitë për të ardhmen.
Palët kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë në shqyrtimin e ideve që synojnë nxitjen e rritjes ekonomike dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, në përputhje me angazhimin ndaj të gjitha komunave të Kosovës.
Ambasada theksoi se mbetet e përkushtuar për të mbështetur dialogun, bashkëpunimin lokal dhe iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe stabilitetin në Kosovë.