Trupi i foshnjës tremuajshe palestineze, Ali Abu Zur është dërguar në Spitalin Al-Aksa për përgatitjet e funeralit, pasi vdiq për shkak të motit të ftohtë në kampin e refugjatëve Nuseirat, në Deir al-Balah të Gazës.
Ushtria izraelite vazhdon të kontrollojë zonat jugore dhe lindore tampon të Gazës si dhe pjesë të mëdha të Gazës veriore, duke pushtuar më shumë se 50 për qind të enklavës, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025, sulmet izraelite kanë vrarë 483 palestinezë dhe kanë plagosur 1.287 të tjerë, ndërsa Izraeli ka kufizuar ndjeshëm hyrjen e ushqimit, materialeve për strehim dhe furnizimeve mjekësore në Gaza, ku rreth 2.4 milionë palestinezë jetojnë në kushte të tmerrshme.
Kujtojmë se ditë më parë edhe një foshnje 27-ditëshe humbi jetën nga i ftohti.